TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Korrik 2023, 16:09

Kim Jong Un heq nga fjalori fjalët “të dua” dhe “grua”, kush i përdor dënohet rëndë!

Shkruar nga Pamfleti

Kim Jong Un heq nga fjalori fjalët “të dua” dhe

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ndërmarrë një iniciativë për “të mbrojtur” gjuhën kulturore të vendit të tij, duke ndaluar disa fjalë që sipas tij, janë “gjuhë e kalbur e kapitalizmit”.

Ai ak kërcënuar këdo që përdor terminologji ose fjalor që ka lidhje me Korenë e Jugut, se do të rrezikojë dënime të rënda.

Ligji për Mbrojtjen e Gjuhës Kulturore të Phenianit përcakton dënime që variojnë nga puna e detyruar në kampet e punës deri te ekzekutimi, sipas South China Morning Post.

Qytetarëve u ndalohet të përdorin fjalë si ‘jagiya’ që do të thotë ‘e dashur’. Bashkëshortët duhet të përdorin kundrejt njëri-tjetrit fjalë si “dongji” që do të thotë “shoqërues”.

Sipas një raporti, përdorimi i fjalës “Të dua” është gjithashtu një tregues se koreano-veriorët shikojnë filma të Koresë së Jugut dhe për këtë arsye është i dënueshëm.

Gjithashtu, koreano-veriorëve u kërkohet që të shmangin fjalët si “paesyeon” (“modë”), “heeoseutali” (“frizurë”) dhe “ëaipeu” (“grua”).

Dhjetorin e kaluar, dy adoleshentë u dërguan në skuadrën e pushkatimit me akuzën se shikonin filma koreano-jugorë dhe amerikanë, të cilët regjimi i Kim i përshkruan si “satanik”. Ekzekutimi i dy adoleshentëve, të cilët u kapën në shkollë, u bë përballë një turme të madhe njerëzish.

#vetëm një urim nga kim jong-un fjlori korean

Lini një Përgjigje