
Një grua nga Zelanda e Re u arrestua pasi u kap në një autobus me një vajzë 2-vjeçare të mbyllur në një valixhe, tha një burim policor.
Gruaja 27-vjeçare është akuzuar për abuzim dhe neglizhencë ndaj fëmijëve, tha oficeri i policisë Simon Harrison.
Shoferi i autobusit ishte ai që njoftoi policinë kur bëri një ndalesë në Kaiëaka, 100 kilometra në veri të Oakland, pasi vuri re diçka që lëvizte brenda një valixheje.
"Kur shoferi hapi valixhen, zbuloi vajzën 2-vjeçare", përshkroi Harrison, duke theksuar se shoferi parandaloi "një rezultat shumë më të keq" të ngjarjeve.
Fëmija, i cili kishte shumë vapë, por dukej se ishte në gjendje të mirë, është shtruar në spital për analiza, shtoi ai.
Lini një Përgjigje