TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Gusht 2025, 14:09

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Së shpejti një takim i ri me Putin, në fokus shkëmbimi i të burgorusve

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Së shpejti një takim i ri me

Teksa konflikti mes Ukrainës dhe Moskës vijon të përshkallëzohet, presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se janë duke punuar për një takim të ri me Rusinë në Stamboll.

"Ne diskutuam rrugën e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov dhe Shefin e Kabinetit, Andriy Yermak, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë takimeve me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri", shkroi ai në Telegram.

Zelensky shton se një nga çështjet kryesore është shkëmbimi i të të burgosurve të luftës. Sipas tij, është rënë dakord për një shkëmbim prej 1,200 personash dhe puna është duke u zhvilluar për listat.

"Ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimeve të të burgosurve të luftës. Është rënë dakord për një shkëmbim prej 1,200 personash dhe puna është duke u zhvilluar për listat. Sekretari i Këshillit raportoi mbi komunikimin me përfaqësuesin rus. Ne gjithashtu po punojmë për të zhbllokuar kthimin e civilëve tanë, duke verifikuar të dhënat për secilin mbiemër", theksoi Zelensky.

Zelensky thotë se Yermak më pas raportoi mbi ndërveprimet me partnerët kryesorë që mbështesin diplomacinë tonë, veçanërisht kontaktet me palën amerikane dhe mbi përpjekjet për të kthyer fëmijët që u rrëmbyen dhe u çuan në Rusi.

Lini një Përgjigje