TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Korrik 2023, 22:16

Kokaina e gjetur në Shtëpinë e Bardhë, Trump akuzon djalin e Biden: Droga padyshim i përket Hunter-it

Shkruar nga Pamfleti

Kokaina e gjetur në Shtëpinë e Bardhë, Trump akuzon djalin e

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër sot presidentin Biden dhe djalin e tij Hunter pas zbulimit të pluhurit të dyshimtë në Shtëpinë e Bardhë, që më pas rezultoi kokainë.

Në një koment në rrjetin e tij social ‘Truth Social’, Trump ka akuzuar djalin e presidentit Biden se ishte ai që e ka përdorur drogën e gjetur në Shtëpinë e Bardhë.

“A mund ta besojë ndokush se kokaina qe është gjetur në Shtëpinë e Bardhë, në zyrën Ovale, të mund të jetë për përdorim të dikujt tjetër përvecse të Hunter & Joe Biden”, tha Trump.

Ndërkohë që nuk la pa akuzuar edhe mediat konservatore se së shpejti ata do të dalin me një lajm që përgënjeshtron sasinë e kokainës të gjetur në Shtëpinë e Bardhë.

Por kujdes, mediat e rreme ‘Fake News’ shpejt do të nisin të thonë se sasia e gjetur ishte ‘shumë e vogël’ ose në fakt nuk ishte tamam kokainë, por vetëm një aspirinë e grirë, dhe shpejt lajmi do të humbasë”, tha Trump.

shba trump biden

Lini një Përgjigje