Bota11 Tetor 2023, 22:10

Konflikti në Gaza, Erdogan nis negociatat me Hamasin për lirimin e pengjeve izraelitë

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në Gaza, Erdogan nis negociatat me Hamasin për lirimin e

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thuhet se ka nisur negociatat me Hamasin për lirimin e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga grupi islamik palestinez. Informacioni u raportua të mërkurën nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP), duke cituar burime të njohura me rastin.

Ata janë duke negociuar për lirimin e pengjeve,” i tha një zyrtar AFP në kushte anonimiteti, duke konfirmuar informacionin e raportuar më parë nga media Habertürk.

Ndërkohë, të mërkurën presidenti i Turqisë pati bisedime me liderët e botës arabe, si presidenti i Algjerisë dhe princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, për çështjen e pengjeve dhe ndihmës humanitare për palestinezët.

Turqia që nga nisja e konfliktit ka shprehur gatishmërinë për tu futur si palë negociuese mes Hamsit dhe Izraelit për të rikthyer paqen dhe stabilitetin në rajon.

erdogan gaza hamasi pengjet