Shërbimi i varrimit të Papës Françesku këtë mëngjes po udhëhiqet nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re.
91-vjeçari italian u shugurua në Dioqezën e Breshias në vitin 1957. Në vitin 2001, Papa Gjon Pali II e shpalli atë kardinal.
Ai u zgjodh si dekan i Kolegjit të Kardinalëve në vitin 2020 dhe Papa Françesku e zgjati mandatin e tij në shkurt të këtij viti.
Mori pjesë në konklava e prillit 2005, e cila zgjodhi Papa Benediktin XVI dhe në konklava e marsit 2013, e cila zgjodhi Papa Françeskun.
Ai është prift që prej 68 vjetësh, ipeshkëv prej 37 vjetësh, kardinal prej 24 vjetësh. Pesë vjet shërbim në dioqezën e Brescias, 8 vjet në diplomacinë pontifikale, 54 vjet në kurinë e Vatikanit. Biografia e kardinalit Giovanni Battista Re që përmbledhet në këto shifra është impresionuese.
Lini një Përgjigje