TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Nëntor 2025, 17:23

“Kushdo që voton për të është idiot”, Donald Trump intensifikon thirrjet kundër kandidatit demokrat

Shkruar nga Pamfleti

“Kushdo që voton për të është idiot”,

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka ripërsëritur thirrjet ndaj hebrenjve të Nju Jorkut të mos votojnë për Zohran Mamdanin, kandidatin demokrat që garon për kryetar bashkie të qytetit.

“Çdo hebre që voton për Zohran Mamdanin (…) është idiot!!! ”, ka shkruar Trump në një postim në platformën Truth Social, duke gjykuar se favoriti i madh në këto zgjedhje bashkiake “ i urren hebrenjtë ”.

“Kushdo që voton për të është idiot”,

Zohran Mamdani është një mbështetës i flaktë i kauzës palestineze dhe qëndrimet e tij ndaj Izraelit dhe luftës në Gaza kanë zemëruar një pjesë të komunitetit hebraik në metropolin amerikan.

Gjatë muajve të fundit ai ka vazhduar të mbajë një qëndrim të ashpër kundër antisemitizmit.

 

Lini një Përgjigje