Bota28 Shkurt 2024, 13:00

"Ky krim nuk do të harrohet"/ Një vit nga aksidenti hekurudhor, Athina "paralizohet" nga protestuesit; i vendosin flakën vendit

Shkruar nga Pamfleti

"Ky krim nuk do të harrohet"/ Një vit nga aksidenti

Qendra e Athinës është paralizuar ditën e sotme nga marshimet që po zhvillohen në kuadër të grevës 24-orëshe të Qendrës së Punës të Athinës dhe PAME-s në lidhje me tragjedinë e Temptit e cila shënon sot njëvjetorin.

 Sipas mediave greke 15,000 protestues janë mbledhur në Propylaia në drejtim të zyrave të Hellenic Train, 2,000 protestues në Hauteia dhe 3,500 në sheshin Klathmonos.

Nga marshimet dhe incidente e regjistruara mësohet se oficerët e policisë kanë bërë katër arrestime. Mbledhja e Qendrave të Punës-Federatave-Sindikata në Propylaia filloi me një minutë heshtje në kujtim të 57 të vdekurve të tragjedisë në Tempi. Protestuesit kishin në dorë slogane ku mund të listojmë: “Ky krim nuk do të harrohet për të gjithë të vdekurit do të jemi zë” dhe “Dërgo kur të arrish, nuk ka ardhur kurrë, do të marrim hak për ty vogëlushe”.

Marshi përkujtimor për përvjetorin e parë të tragjedisë është duke u zhvilluar edhe në Selanik. Marshimi mori një kthesë të egër ku u regjistruan incidente mes protestuesve dhe policisë. Nga videot e publikuara nga mediat greke shihet që qyteti nën pushtin e njerzve të cilët kërkojnë drejtësi për viktimat si dhe që i kanë vënë flakën koshave të mbeturave. Gjithasahtu është hedhur molotov dhe gurë në drejtim të policisë të cilët janë kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës.