
Për Dodikun, ky lloj lobimi duket se dha efekt, ndërkohë që Berisha në anën tjetër, pavarësisht se ka shpenzuar qindra mijëra dollarë në SHBA për lobime pranë Donald Trumpit, ende nuk kemi parë lëvizje nga DASH-i.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviç, kështu njoftoi Departamenti i Thesarit të mërkurën.
Lista e personave dhe kompanive të sanksionuara, e njohur si Lista e Shtetasve të Caktuar Posaçërisht (SDN), më parë përfshinte anëtarët e familjes së Milorad Dodik, si dhe kompani të shumta që dyshohet se ishin të lidhura me të, duke përfshirë Alternative Television (ATV), Fruit Eco, Agape, Global Liberty dhe subjekte të tjera biznesi.
Përveç Milorad Dodik dhe Zheljka Cvijanoviq, nga lista u hoqën edhe zyrtarë të tjerë të Republika Srpska, duke përfshirë Alen Seranić, Dragan Stanković, Petar Đokić, Pero Bukejlović, Nenad Stevandić, Radovan Višković, Siniša Karar.
Të gjithë këta individë ishin vendosur më parë në listën e sanksioneve për shkak të afërsisë së tyre me Milorad Dodik dhe lëvizjeve jodemokratike të bëra nga qeveria në Republika Srpska.
Vendimi i OFAC deklaroi se ndryshimet dhe përditësimet në listë u ndërmorën në përputhje me rregulloret aktuale dhe se ky ndryshim lejon lirimin e aseteve dhe transaksioneve që më parë ishin bllokuar nga sanksionet.
Milorad Dodik ka qenë nën sanksione të SHBA-së që nga viti 2017, kur ai u sanksionua për "pengim të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit". Sanksionet u zgjatën në vitin 2022 dhe 2023, duke përfshirë akuza për korrupsion, minimizimin e rendit kushtetues të BiH dhe keqpërdorimin e burimeve publike. Ato përfshijnë masa financiare dhe një ndalim të bashkëpunimit me subjektet amerikane.
Njëjtë si kreu i opozitës shqiptare Sali Berisha edhe Millorad Dodik i Republikës Srpska ka lidhur disa kontrata lobimi me kompani amerikane që i konsiderojnë të afërta me administratën e Donald Trump, për të ndikuar në heqjen e sanksioneve dhe ‘non-gratas’ nga Uashingtoni.
Të dy, si Berisha ashtu edhe Dodik, kanë paguar lobistin e njohur i cili amerikan Paul Manafort i cili doli nga burgu pak muaj më parë pasi mori falje nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump.
Ka qenë pikërisht ky veprim që ka nxitur Berishën dhe Dodikun që të marrin Manafortin si lobues për ‘hallet’ e tyre. Për Dodikun ky lloj lobimi duket se dha efekt, ndërkohë që Berisha në anën tjetër, pavarësisht se ka shpenzuar qindra mijëra dollarë në SHBA për lobime pranë Donald Trumpit, ende nuk kemi parë lëvizje nga DASH-i./Pamfleti
Saliun nuk e ka shpall departamenti i thesarit, por departamenti i shtetit. Nuk ka asnje rast ku eshte hequr kjo e departamentit te shtetit. Por me fashistin injorant, gjithcka mund te ndodhe.
Korrupsioni i ligjshëm si standard në "demokraci" Ku po shkon kjo botë. Më korrupsion te ligjshëm të fusin në listë dhe me korrupsion të ligjshëm të largojnë nga lista. Korrupsioni si element i drejtësisë. Çka ka këtu për koment! Çka mund të ndryshohet! Si po përdoret demokracia për të vjedhur demokracinë! Duhet të ndryshohet nge demos në demon Demonkracia
Po këta të Romsit me Kimeten bashke nuk lane mbremje në çdo television që thonin se nuk hiqen Non Gratat? Ja pra që u hiqkan edhe Non Gratat! Është normale ashtu si vendosen, ashtu edhe hiqen. Vetem ligjet e natyres nuk ndryshohen, çdo gjë tjetër ndryshohet, zevendesohet, blihet apo dhe shitet, sikurse ka bërë Romsi me pasurite që i la Spiro, Aneta, Kristaqi, si Porti i Durresit, Ishulli i Sazanit, Narta, Limjoni në Sara de dhe të gjithë Shqipërine. Fal dhe paguaj me njeren dore, dhe zgjat vitet e pushtetit nga krahu tjetër.
Rrnofte Dhjerokracia Autokratike Proletare! Urra!