TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Dhjetor 2025, 09:07

Lufta me kancerin, Mbreti Charles: Diagnoza e hershme më shpëtoi jetën

Shkruar nga Pamfleti
Lufta me kancerin, Mbreti Charles: Diagnoza e hershme më shpëtoi
Mbreti Charles

Mbreti Charles ka folur lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe trajtimin e kancerit. Ai u shpreh se për shkak të diagnozës së hershme dhe ndërhyrjes së menjëhershme do të thotë që nuk do të ketë më nevojë për trajtim.

Në një videomesazh, Mbreti u shpreh se: “Ky moment historik është si një bekim personal ashtu edhe një dëshmi e përparimeve të jashtëzakonshme që janë bërë në kujdesin ndaj kancerit”.

“Sot jam në gjendje të ndaj me ju lajmin e mirë se falë diagnozës së hershme, ndërhyrjes efektive dhe respektimit të ‘urdhrave të mjekëve’, orari im i trajtimit të kancerit mund të reduktohet në Vitin e Ri”, shtoi ai.

Lajmi se ai po i përgjigjet mirë trajtimit është përditësimi më i madh mbi shëndetin e Mbretit që kur ai zbuloi diagnozën e tij në shkurt 2024.

Lloji i kancerit nuk është identifikuar dhe trajtimi e monitorimi do të vazhdojnë, por ai tha: “Diagnoza e hershme thjesht shpëton jeta”.

Sipas Pallatit Buckingham, "shërimi i Mbretit ka arritur në një fazë shumë pozitive dhe ai i është përgjigjur shumë mirë trajtimit”.

 

Lini një Përgjigje