Bota 8 Shtator 2023, 11:42

Lufta në Ukrainë, Rusia sulmon me raketa 3 qytete; 1 viktimë dhe 45 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë, Rusia sulmon me raketa 3 qytete; 1 viktimë dhe

Mëngjesin e sotëm trupat ruse nisën sulme me raketa në Ukrainë kundër qyteteve Kryvvi Rih, Zaporizhzhia dhe Sumy, duke lënë pas 1 viktimë dhe duke plagosur të paktën 45 persona, raportoi Kyiv Independent.

Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko njoftoi se Rusia goditi një stacion policie në Kryvvi Rih në Dnipropetrovsk Oblast, duke dëmtuar gjithashtu ndërtesa banimi aty pranë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, infrastruktura e portit ukrainas është dëmtuar nga një sulm i ri me dronë, ndërkohë Rusia ka rrëzuar dronë afër Moskës dhe dy rajoneve të tjera. 

Një depo e grurit dhe ndërtesa administrative u dëmtuan në sulmin e djeshëm në Izmail, port në Danub në jugperëndim të Odesës, tha Oleh Kiper guvernator i këtij rajoni. Një person është lënduar gjatë sulmit. Sipas Kiper, ky ishte sulmi i katërt në këtë port në pesë ditët e fundit.

rusi sulm ukraine viktima