
Presidenti bjellorus Alexandër Lukashenko tha se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ishte i mirëpritur të shkonte në Bjellorusi nëse do të largohej nga detyra.
Ai shtoi se diskutime të tilla nuk u zhvilluan me Maduron. Lukashenko është aleati i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin.
Tensionet janë të larta midis qeverive të SHBA-së dhe Venezuelës, me një grup të madh ushtarak amerikan në Karaibet jugore, sulme amerikane ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge dhe komente nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, se operacionet tokësore mund të fillojnë së shpejti në Venezuelë.
Por qeveria e Venezuelës ka thënë se SHBA-të po kërkojnë ndryshim regjimi për të marrë përsipër rezervat e mëdha të naftës së vendit.
Lukashenko u shpreh se Bjellorusia dhe Venezuela kishin marrëdhënie të gjata dhe se Maduro ishte i mirëpritur në Minsk nëse ai dëshironte.
“Maduro nuk ishte kurrë armik apo kundërshtar për ne. Nëse ai donte të vinte në Bjellorusi, dyert për të janë të hapura”, citohet të ketë thënë Lukashenko në fragmente të intervistës të postuara në kanalin Pul Pervogo Telegram.
Lini një Përgjigje