
Zbardhen të tjera detaje nga masakra në Austri...
Policia austriake ka konfirmuar se 10 persona, përfshirë edhe personin e armatosur, kanë vdekur nga të shtënat brenda shkollës në Graz.
Drejtori i policisë së shtetit të Styrianit, tha se autori ishte 21 vjeç, përdori dy armë dhe jetonte në Graz, teksa oficerët besojnë se ai vrau veten në tualet.
Më shumë se 300 oficerë policie shkuan në vendngjarje pas të shtënave dhe u siguruan që shkolla të evakuohej, shtoi ai.
Ai gjithashtu u bëri thirrje dëshmitarëve që të mos ndajnë fotografi ose video në mediat sociale, duke thënë se policia ka krijuar një platformë ku mund të ngarkohen informacione.

Ndërsa ministri i Brendshëm Gerhard Karner tha se autori i sulmit ishte një ish-nxënës që nuk e kishte mbaruar shkollën.
"Çdo gjë tjetër është ende spekulim. Ishte një ish-nxënës, por nuk e kishte mbaruar shkollën", tha ai.
Ndërsa drejtori i policisë policia nuk kishte asnjë informacion paraprak në lidhje me personin e armatosur.
Ai i zotëronte ligjërisht të dy armët, tha Ortner. I pyetur se çfarë lloj armësh u përdorën, Ortner tha se kjo është pjesë e hetimit.

Mediat lokale raportojnë se janë planifikuar tre ditë zie pas të shtënave. Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë dhe festimet publike do të anulohen. Pritet që ministrat të miratojnë sot një rezolutë për zi kombëtare.
Lini një Përgjigje