TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Qershor 2025, 14:26

Masakra me 10 të vdekur në Austri, momentet dramatike të largimit të fëmijëve nga shkolla (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Masakra me 10 të vdekur në Austri, momentet dramatike të largimit

Dhjetë të vdekur dhe 28 të plagosur është bilanci I sulmit tragjik me armë në një shkollë në Graz të Austrisë.

Midis viktimave është edhe agresori, i cili thuhet se kreu vetëvrasje në një tualet. Sipas informacioneve fillestare, ai ishte një ish-nxënës 22-vjeçar i shkollës dhe hapi zjarr në dy klasa.

Në një seri videosh rrëqethëse që qarkullojnë në internet, zhurma e të shtënave me armë zjarri jehon në të gjithë kompleksin shkollor. Nxënësit shihen gjithashtu duke ikur për t’i shpëtuar plumbave, ndërsa policë të armatosur rëndë kontrollojnë korridoret.

Video e mëposhtme tregon momentin kur oficerë policie të armatosur rëndë nga njësia Cobra hyjnë në shkollë dhe i nxjerrin nxënësit në mënyrë të sigurt nga klasat.

Videot e operacionit të autoriteteve brenda kompleksit shkollor dhe fëmijëve që bërtasin nga frika ndërsa policia përpiqet t'i mbrojë dhe t'i transportojë në një vend të sigurt po bëhen virale në të gjithë botën.

Lini një Përgjigje