TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Qershor 2023, 13:07

Masakra në Francë, flet dëshmitarja: Ishte një moment tmerri, ndodhi shumë shpejt!

Shkruar nga Pamfleti
Masakra në Francë, flet dëshmitarja: Ishte një moment
Dëshmitarja e sulmit me thika në Francë

Eleanor Vincent ishte dëshmitare e skenës së tmerrit që ndodhi vetëm pak orë më parë në Annecy. Ajo e përshkroi situatën skenën e sulmit si një përmbledhje momentesh "kaotike", pasi oficerët mbërritën në vendngjarje me mitralozë.

Dëshmitarja që pa ngjarjen, tha gjithashtu se çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe ndërhyrja ishte shumë intensive.

Sa i përket momentit të arrestimit të autorit 45-vjecar ajo tha se nuk ishte në gjendje të shihte momentin e arrestimit sepse zona ishte e rrethuar.

 “Policia erdhi me shpejtësi të paparë në vendngjarje .Ishte një moment shoku, ishte një moment tmerri. Njerëzit këtu janë me pushime”, tha ajo.

Shtatë persona, mes tyre 6 fëmijë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në qytetin Annecy të Francës.

Mësohet se sulmi ka ndodhur në një park pranë liqenit të qytetit. Ai është arrestuar.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ka konfirmuar arrestimin me një postim në Twitter, “falë ndërhyrjes në kohë të policisë”.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, sipas mediave lokale. Sulmi me thikë ka ndodhur në orën 9:45 në një park të vogël me lojëra në një kopsht. Kryeministrja Elisabeth Borne u nis menjëherë për në Annecy.

masakra në francë

Lini një Përgjigje