
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, sado e çuditshme që mund të tingëllojë, ka një lidhje të pazakontë me presidentin rus Vladimir Putin. Të dy jetuan në Republikën Demokratike Gjermane, atëherë Gjermania Lindore.
Merkel lindi dhe u rrit atje për 35 vitet e para të jetës së saj, ndërsa presidenti rus shërbeu si agjent i KGB-së (Komiteti i Sigurisë Shtetërore të Bashkimit Sovjetik) në Dresden nga viti 1985 deri në vitin 1990, duke mësuar të dy gjuhën e njëri-tjetrit.
Në kujtimet e saj, të botuara në librin "Libertad", ish-kancelarja rrëfen një incident të papritur nga samiti i G8-ës në Heiligendamm të Gjermanisë, në qershor 2007.
Siç zbulon dhe shkruan ajo, Putin mbërriti 45 minuta me vonesë: “Nëse ka një gjë që nuk e duroj dot, është mosardhja në kohë". Kur e pa, i tha duke qeshur: “Është faji yt! Më konkretisht, faji i Radebergerit”.
Radeberger është një markë e njohur birre që Putini e kishte adhuruar gjatë qëndrimit të tij në Dresden. Merkel, duke e ditur këtë detaj, i kishte dërguar një kuti në hotelin e tij si dhuratë.
Në librin e saj, Merkel vëren se Putini dukej se e shijonte rolin e njeriut që të gjithë prisnin: “Ai ndoshta ndjeu kënaqësi që e kishte bërë presidentin amerikan të priste ”, shkruan ajo në mënyrë karakteristike, duke përshkruar në një fjali të vetme mënyrën se si udhëheqësi rus e perceptonte pushtetin dhe prestigjin.
Një studente për fizikë bërthamore (Merkel) dhe bijë Pastori, nuk mund të mos ishte në fokusin e kryeagjentit rus (Putin).