
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey po hetohet nga Shërbimi Sekret Amerikan pas një postimi të bërë dhe më pas të fshirë në Instagram, të cilin disa republikane e kanë interpretuar si një thirrje për dhunë ndaj Presidentit Donald Trump, shkruajnë mediat e huaja.
Comey postoi një fotografi të një “krijimi” me guaska deti që formonin numrat “8647”, shoqëruar me përshkrimin: “Formacion i bukur guaskash gjatë shëtitjes sime në plazh.”
Disgraced former FBI Director James Comey just called for the assassination of @POTUS Trump.
— Secretary Kristi Noem (@Sec_Noem) May 15, 2025
DHS and Secret Service is investigating this threat and will respond appropriately.
Numri “86” është një term zhargon që mund të nënkuptojë “të heqësh qafe” ose, në disa raste, “të vrasësh”, sipas fjalorit Merriam-Webster.

Ndërsa Trump është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, çka bëri që kombinimi “8647” të interpretohej nga disa si një mesazh i koduar për eliminimin e presidentit.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cilësoi postimin si një thirrje për atentat ndaj Trump dhe njoftoi se departamenti i saj, bashkë me Shërbimin Sekret, do ta hetonin çështjen.
Comey, pasi e fshiu postimin, reagoi duke thënë se nuk kishte qëlluar që numrat të kishin ndonjë mesazh politik. “Nuk e kuptova që disa njerëz i lidhin këta numra me dhunën,” tha ai. “Jam kundër çdo forme dhune, ndaj vendosa ta fshij postimin.”
View this post on Instagram
Drejtori aktual i FBI-së, Kash Patel, konfirmoi gjithashtu se FBI është në kontakt me Shërbimin Sekret për këtë çështje dhe do të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme.
James Comey shërbeu si drejtor i FBI-së nga viti 2013 deri në 2017. Ai u shkarkua nga Trump gjatë hetimeve mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Lini një Përgjigje