
Shtetet e Bashkuara nuk janë gati për një presidente grua.
Këto janë fjalët e Michelle Obama, ish-Zonja e Parë e SHBA gjatë Presidencës së Barack Obama.
"Mos më prit mua për të kandiduar. Nuk je gati për një grua. Mos ma humb kohën kot", tha ish-Zonja e Parë, duke iu referuar thashethemeve periodike për kandidaturën e saj të mundshme, të cilat janë mohuar gjithmonë.
Michelle Obama sqaroi qëndrimin e saj gjatë prezantimit të librit të saj 'The Look', megjithëse videoja e fjalimit të saj është publikuar vetëm tani.
Lini një Përgjigje