TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2023, 21:55

Mizoria e Putinit s’njeh kufij, zyrtarja ukrainase: Ushtarët që refuzojnë të luftojnë, lihen të vdesin urie

Shkruar nga Pamfleti

Mizoria e Putinit s’njeh kufij, zyrtarja ukrainase: Ushtarët që

Një zyrtare ukrainase ka treguar tmerret me të cilat përballen ushtarët rus të cilët refuzojnë të luftojnë në Ukrainë. Ajo tha se ushtarët të cilët refuzojnë të luftojnë futen në një gropë dhe mbahen me dhunë aty pa ushqim, duke i lënë ato të vdesin urie.

Përafërsisht 50 ushtarakë janë ushqyer me "racione të pakta ushqimi" një herë në ditë nga policia ruse pranë Pokrovske, në rajonin e Zaporizhzhia, tha Hanna Maliar, zëvendësministre e mbrojtjes.

Ajo pikturoi një pamje të ngjashme të zymtë të jetës së ushtarëve rusë në Donetsk.

Furnizimi me racione të thata të marra nga të mobilizuarit praktikisht ka mbaruar nuk ofrohet asnjë furnizim tjetër ushqimor për ta derisa të arrijnë në njësitë luftarake”, tha ajo.

Keqtrajtimi i ushtarëve rus në fushën e betejës nga drejtuesit e tyre janë raportuar që nga fillimi i luftës. Më parë torturimin e dezertorëve e bënin ushtarët e grupit Wagner i cili tashmë është shpërbërë.

ukrainë putin lufta

Lini një Përgjigje