TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Gusht 2024, 18:49

Moska merr në mbrojtje Vuçiç: Perëndimi po destabilizon Serbinë

Shkruar nga Pamfleti
Moska merr në mbrojtje Vuçiç: Perëndimi po destabilizon
Maria Zakharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se Perëndimi po përgatit destabilizim në Serbi me qëllimin për të minuar situatën e brendshme politike atje.

Deklaratat ajo i bëri pas marrëveshjes që Serbia bëri me BE-në për litiumin dhe protestat e ambientalistëve në vend.

“Ne i konsiderojmë taktika të tilla shkatërruese dhe të papërgjegjshme. Abuzimet e këtij lloji, veçanërisht në kushtet aktuale të turbullta, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Serbinë.  Ato vënë në pikëpyetje përpjekjet e vazhdueshme të Presidentit dhe Qeverisë së tij për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve SERB. Por pengojnë edhe zbatimin e një kursi të pavarur dhe parimor si në çështjet e brendshme ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Zakharova.

Sipas saj, protestat në Serbi po nxiten nga Perëndimi kundër pushtetit aktual në këtë vend.

maria zakharova rusia serbia be

Lini një Përgjigje