Bota31 Janar 2024, 18:28

NATO i mbylli ‘derën’, Erdogan i hap ‘dritaren’; Vladimir Putin pritet të vizitojë Turqinë në shkurt!

Shkruar nga Pamfleti

NATO i mbylli ‘derën’, Erdogan i hap ‘dritaren’;

Në një kohë kur i gjithë Perëndimi po lufton kundra tij, presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan vendos t’i hapë një ‘dritare’ homologut të tij rus, Vladimir Putin për të shkelur në një vend të NATO-s.

Sipas një njoftimi të bërë nga një zyrtar turk, Vladimir Putin, do ta vizitojë anëtaren e NATO-s, Turqinë, për t’u takuar me Erdoganin më 12 shkurt.  Kjo do të jetë vizita e parë e Putinit në një shtet anëtar i NATO-s që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Kujtojmë se mundësia e Putinit për të udhëtuar jashtë vendit janë kufizuar prej marsit të vitit të kaluar, kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi një urdhërarrest kundër tij në lidhje me dyshimet se ka dërguar fëmijë ukrainas në Rusi, që cilësohet si krim lufte.

Nga ana tjetër, Rusia i ka mohuar këto akuza dhe e ka cilësuar si fyerje vendimin e GJNP-së. Ndër të tjera Moska ka deklaruar se urdhërarresti është i pavlefshëm ligjërisht, pasi Rusia nuk është anëtare e GJNP-së.

As Turqia nuk është anëtare e GJPS-së, prandaj Putini mund të udhëtojë drejt Turqisë pa u ndrojtur se mund të arrestohet. Ankaraja ka synuar të mbajë marrëdhënieve të mira me Moskën dhe Kievin që nga nisja e luftës mes dy vendeve.  Ajo i ka dhënë mbështetje ushtarake Ukrainës dhe e ka ngritur zërin për integritetin e saj territorial, por edhe i ka kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë në parim.

Me këtë lëvizje, Erdogan tregon se mbetet ende një faktor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare me pozicionin e saj asnjanës deri në këto momente. Gjithashtu takimi me Putin është një lloj presioni për SHBA-në e cila është munduar në shumë raste t’i dalë kundra Ankarasë dhe Erdoganit.

erdogan putin