
Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë fituar luftën ndaj Iranit. Gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij në Kentucky, Trump u zotua se konflikti kishte marrë fund shumë shpejt dhe se rezultati ishte vendosur që në momentet e para.
“Ne kemi fituar. Më lejoni t’ju them, kemi fituar. E di që nuk të pëlqen të thuash shumë herët që ke fituar, por ne fituam. Në orën e parë, mbaroi”, u shpreh Trump gjatë fjalës së tij.
Gjatë tubimit, presidenti amerikan foli edhe për emrin e operacionit ushtarak që, sipas tij, ishte propozuar nga zyrtarët. Ai pyeti turmën nëse mendonin se “Operacioni Epik i Tërbimit” ishte një emër i mirë.
“A është ky një emër i shkëlqyer? Epo, është i mirë vetëm nëse fiton”, tha ai.
Trump shtoi me humor se në momentin kur po diskutoheshin emrat për operacionin ai nuk kishte asnjë ide, derisa iu propozua emri “Operacioni Epik i Tërbimit”, të cilin e përmendi para mbështetësve gjatë fjalimit në Kentucky.
Lini një Përgjigje