TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Shtator 2025, 17:35

Në pritje të takimit Trump-Netanyahu, merr flakë makina e shërbimit sekret para Shtëpisë së Bardhë

Shkruar nga Pamfleti

Në pritje të takimit Trump-Netanyahu, merr flakë makina e

Një automjet i shërbimit sekret amerikan u përfshi nga flakët jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke shkaktuar mbyllje rrugësh përpara vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Makina u përfshi nga flakët në sediljen e pasme, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë për “Just the News”, Amanda Head, konfirmoi incidentin si dëshmitare okulare.

Automjeti ndodhej në cep të Rrugës së 18-të dhe Avenue Pennsylvania. Ky incident nuk ndikon në takimin e kryeministrit izraelit me presidentin e SHBA-së, pasi kemi të bëjmë vetëm me një defekt.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump e përshëndeti atë duke buzëqeshur dhe duke i shtrënguar dorën.

Teksa gazetarët e pyetën se do të ketë paqe në Gaza së shpejti, Trump pohoi me kokë dhe duket se përgjigjet, por nuk është e qartë se çfarë thotë.

Lini një Përgjigje