TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Shtator 2025, 14:18

Al-Jolani i rekrutuar nga SHBA? Kryespiuni hap letrat: Shërbimet sekrete britanike rrëzuan Asadin në Siri

Shkruar nga Pamfleti

Al-Jolani i rekrutuar nga SHBA? Kryespiuni hap letrat: Shërbimet sekrete

Jolani i atëhershëm u mbajt në burg nga forcat amerikane në Irak midis viteve 2006 dhe 2011. Pas lirimit të tij, në vitin 2012, ai themeloi degën siriane të Al-Kaedës, Frontin al-Nusra, për të luftuar Assadin, vuri në dukje Al Jazeera. Siç mund të pritej, disa vëzhgues spekulojnë se Jolani u rekrutua gjatë kohës që ishte në burg në Irak

Shërbimi Sekret i Inteligjencës i Mbretërisë së Bashkuar (SIS, ose  MI6 ) krijoi një marrëdhënie me grupin politik dhe paraushtarak xhihadist islamik sunit Hay'at Tahrir al-Sham ( HTS ) rreth dy vjet përpara se të udhëhiqte ofensivën që rrëzoi regjimin e Asadit në Siri, tha shefi  i spiunazhit  në largim i MI6, Richard  Moore.

Moore zgjodhi t’ i bënte këto deklarata nga Stambolli, atje ku zgjodhi të mbante edhe fjalimin e lamtumirës, pasi zyrtarisht në 1 tetor do të lerë drejtimin e shërbimit secret të Inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar.

HTS, e quajtur më parë al-Nusra, u krijua në vitin 2012 nga komandanti rebel i cili tani shërben si president i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, i njohur më parë me pseudonimin e tij të luftës Abu Mohammad al- Jolani.

Përpara se të shkaktonte rrëzimin e ish-presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në dhjetor 2024, HTS u distancua nga al-Kaeda dhe Shteti Islamik me një sërë ndryshimesh të emrit.

Pavarësisht revokimit të përcaktimit të HTS si Organizatë Terroriste e Huaj (FTO) nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së në korrik të këtij viti, grupi mbetet i klasifikuar si një organizatë terroriste nga agjenci të ndryshme ndërkombëtare antiterrorizëm.

“Duke krijuar një marrëdhënie me HTS një ose dy vjet para se ata të rrëzonin Basharin, ne hapëm një rrugë që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të kthehej në vend brenda disa javësh”, u tha Moore gazetarëve gjatë paraqitjes së tij në Stamboll.

Sipas Moore, John Ratcliffe, Drejtori i CIA-s, ndërsa kohët e fundit po diskutonte një çështje të përbashkët biznesi, i tha: “ju vërtet dini të bëni biznes mashtrues.”

Një OJQ britanike, e cila është e specializuar në zgjidhjen e konflikteve, në vitin 2023 kërkoi ndihmë për ta nxjerrë Sharaa-n, të njohur më pas si Jolani, nga bota terroriste dhe për ta futur në politikën e rregullt, tha në maj të këtij viti Robert Ford, një ish-ambasador i SHBA-së në Damask.

Një video-incizim i një leksioni të Ford-it, me titull “Rebelët sirianë fitojnë, po tani çfarë?”, është  i disponueshëm në YouTube. Ford e mbajti leksionin në Këshillin e Baltimorit për Çështjet e Jashtme në Baltimor, Maryland.

Ford tregoi se si u takua me Jolanin në mars dhe shtator 2023 dhe një herë tjetër në janar të këtij viti.

Në dhjetor 2024, pas rënies së regjimit të Asadit, Sekretari i atëhershëm i Shtetit amerikan Anthony Blinken nën administratën e Biden, e telefonoi atë për t‘i marrë mendimin nëse SHBA-të duhet të flasin me Jolanin, tha Ford.

Më vonë, raportet e medias spekuluan se OJQ-ja britanike për zgjidhjen e konflikteve ishte Inter Mediate me seli në Londër, e themeluar nga Jonathan Poëell, i cili aktualisht shërben si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare (NSA) i Mbretërisë së Bashkuar nën drejtimin e Keir Starmer.

Al-Jolani i rekrutuar nga SHBA? Kryespiuni hap letrat: Shërbimet sekrete

Kontakti i CIA-s në Irak

Më 23 shtator, kur ndodhej në Nju Jork për një paraqitje në podium në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Sharaa u prit në Samitin e Concordias nga David Petraeus, i cili komandoi “rritjen” e trupave të Ushtrisë Amerikane në vitin 2007 në Luftën e Irakut dhe më vonë u bë drejtor i CIA-s.

Jolani i atëhershëm u mbajt në burg nga forcat amerikane në Irak midis viteve 2006 dhe 2011. Pas lirimit të tij, në vitin 2012, ai themeloi degën siriane të Al-Kaedës, Frontin al-Nusra, për të luftuar Assadin, vuri në dukje Al Jazeera.

Siç mund të pritej, disa vëzhgues spekulojnë se Jolani u rekrutua gjatë kohës që ishte në burg në Irak. Petraeus kujtoi se ai ishte në komandë të forcave që e mbanin të burgosur Jolanin e atëhershëm.

Megjithatë, vërejtjet e Patreus sigurisht që nuk mund të merren si një konfirmim zyrtar se spekulimi është i saktë. Marrëdhënia nuk është në asnjë mënyrë aq e qartë dhe e përcaktuar sa lidhjet e MI6, OJQ-së britanike dhe Fordit të përmendura më parë.

Al-Jolani i rekrutuar nga SHBA? Kryespiuni hap letrat: Shërbimet sekrete

Moore, 62 vjeç, zgjodhi Stambollin si vendin ku donte të mbante fjalimin e tij të lamtumirës, më 1 tetor, ai ia dorëzon postin e tij si Shef i MI6, ose “C”, Blaise  Metreëeli, 47 vjeç.

Transkripti i fjalimit të Moore, “pikërisht ashtu siç u mbajt”, është  i disponueshëm  në faqen zyrtare të internetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

“Është shumë mirë të kthehem në shtëpinë time të dytë, Turqi, një vend në të cilin unë dhe gruaja ime kemi privilegjin të jetojmë për tetë vjet, së fundmi kur shërbeva si Ambasador Britanik për katër vite interesante nga viti 2014 deri në vitin 2017”, tha Moore ndërsa filloi fjalimin e tij, duke folur në turqisht.

Lidhja e Moore me Turqinë daton që nga viti 1989, kur, si një student i ri i gjuhëve të huaja, ai mbërriti në Stamboll për të jetuar me një familje turke për disa javë, ndërsa përpiqej të përmirësonte turqishten e tij.

Lidhja e familjes Moore me Turqinë u çimentua me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, e lindur në Stamboll. /Përshtatur nga Intellinews/

1 Komente

  1. p
    pretorian

    Ata qe krijuan ISIS, Al Nusra e co. dihet se kush jane. Jane po ata qe pushtuan Irakun, Afganistanin, qe shkaterruan Libine dhe Sirine. Sa ngjan ky shkerrdhata islamike me Z-Elenskin. Shiko se si te shndrron demokracia perendimore? Jolanin nga radikal islamik e ktheu ne "politikan modern perendimor", e veshi me kostum. Ndersa kete ashkenazin e Ukraines Z-Elenskin, nga politikan e ktheu ne terrorist.

    Lini një Përgjigje