
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lufta në Gaza mund të përfundojë menjëherë. Ai deklaroi se Izraeli ka "pranuar parimet e vendosura nga Presidenti Trump për t’i dhënë fund luftës".
Netanyahu tha se këto përfshijnë ‘lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve dhe parimet e tjera për t'i dhënë fund luftës që ka nisur Izraeli’.
Ai nuk tregoi detaje specifike, por theksoi se Izraeli do t'i japë fund konfliktit në Rrip pas çarmatimit të Hamasit, demilitarizimit të Gazës, kontrollit izraelit të sigurisë dhe krijimit të një qeverie civile që nuk është në duart e Hamasit.
Lini një Përgjigje