
Papa Leo XIV ka lëshuar një mesazh të fuqishëm për paqe, duke u bërë thirrje liderëve botërorë dhe njerëzve të zakonshëm që të ndalin luftërat dhe të bashkohen për të sfiduar përçarjet që kërcënojnë ekzistencën e njerëzimit.
Në një videomesazh të transmetuar gjatë një ngjarjeje bamirësie sportive dhe televizive, Ati i Shenjtë paralajmëroi se bota ndodhet në një moment kritik, duke theksuar se “njerëzimi është në rrezik”.
“Është ende e mundur të takohemi, edhe në një kohë përçarjesh, bombash dhe luftërash. Ne duhet të krijojmë mundësi për ta bërë këtë. Të sfidojmë përçarjet dhe të pranojmë se kjo është sfida më e madhe”, deklaroi Papa Leo XIV, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për të ndërtuar një të ardhme pa dhunë.
Ai vuri theksin te fuqia e “ndeshjes” dhe “zemrës”, duke i cilësuar këto si dy fjalë kyçe që duhen kombinuar për të sjellë ndryshim. Mesazhi u dha në kuadër të një eventi bamirësie që mbledh fonde për kauza humanitare, si mbështetja për kujdesin shëndetësor dhe jetën, në kontrast të qartë me shkatërrimin dhe vdekjen që sjellin konfliktet.
“Është e bukur që kjo po ndodh në një ngjarje që mbledh fonde për jetën, për kujdesin, jo për shkatërrimin dhe vdekjen. Njerëzimi ynë është në rrezik", tha Papa.
Ky mesazh vjen në një kohë kur bota po përballet me konflikte të shumta, përfshirë luftën në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe krizat humanitare në vende si Afganistani dhe Jemeni. Papa Leo XIV, i cili ka bërë thirrje të vazhdueshme për paqe që nga marrja e detyrës.
Lini një Përgjigje