TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shtator 2025, 13:50

Panik në Francë, avioni qëndron një orë në ajër; kontrollorin e kishte zënë gjumi

Shkruar nga Pamfleti

Panik në Francë, avioni qëndron një orë në

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të martën në aeroportin “Napoleon Bonaparte” në Ajaccio, ku një Airbus A320 i kompanisë Air Corsica, i nisur nga Parisi me një orë vonesë, u detyrua të qëndrojë në ajër për gati një orë pasi kontrollorin e vetëm në turn e kishte zënë gjumi, sipas kapitenit të fluturimit.

Avioni u përballë me mungesë komunikimi nga kulla e kontrollit, gjë që i detyroi pilotët të bëjnë rrotullime në ajër mbi Gjirin e Ajaccios, ndërsa kërkonin ndihmë nga kontrollorët rajonalë.

Sipas gazetës lokale Corse Matin, vetëm një kontrollor ishte në shërbim dhe nuk arriti të përgjigjej, duke detyruar ekipin e zjarrfikësve të aeroportit të lajmëronte xhandarmërinë. Pas disa vonesash për shkak të dyerve të sigurisë, kontrollori u gjet duke fjetur në zyrën e tij.

Kapiteni, i cili foli në kushte anonimiteti, theksoi se nuk pati panik në bord dhe pasagjerët e morën situatën me qetësi. Kontrollori iu nënshtrua testimeve për alkool dhe drogë, të cilat rezultuan negative.

Lini një Përgjigje