TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Korrik 2026, 10:35

Panik te linja Ryanair/ Thyhet xhami i dritares së avionit në Selanik, plagoset një pasagjer

Shkruar nga Pamfleti
Panik te linja Ryanair/ Thyhet xhami i dritares së avionit në Selanik,
Panik në avionin e Ryanair

Momente paniku kanë përjetuar pasagjerët e një fluturimi të kompanisë Ryanair, i nisur mëngjesin e sotëm nga aeroporti "Maqedonia" në Selanik me destinacion Mynihun.

Sipas informacioneve paraprake, vetëm pak minuta pas ngritjes, në një lartësi prej rreth 6.000 deri në 6.500 këmbë, në njërin prej dy motorëve të avionit u konstatua një problem teknik.

Menjëherë pas sinjalizimit të defektit, ekuipazhi zbatoi procedurat e emergjencës, ndërsa piloti vendosi ta kthente avionin në aeroportin e Selanikut, ku ulja u krye në mënyrë të sigurt.

Ndërkohë, pasagjerët kanë rrëfyer se gjatë fluturimit u dëgjua një zhurmë e fortë dhe një nga dritaret e avionit pësoi dëmtime, duke shkaktuar dekompresion në kabinë. Si pasojë, maskat e oksigjenit u aktivizuan automatikisht, ndërsa udhëtarët ndihmuan një pasagjer që ndodhej ulur pranë dritares së dëmtuar.

Pas uljes, në pistë mbërriti një ambulancë e shërbimit të urgjencës EKAB, e cila transportoi në spitalin AXEPA të Selanikut një shtetas serb, 61 vjeç, i cili kishte pësuar dëmtime në qafë.

Më pas, pasagjerët vijuan udhëtimin drejt Mynihut me një avion tjetër, ndërsa autoritetet dhe kompania ajrore kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Lini një Përgjigje