TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Tetor 2023, 16:54

Pas ‘një mijë e një’ pretendimesh, Erdogan nënshkruan më në fund protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Shkruar nga Pamfleti

Pas ‘një mijë e një’ pretendimesh, Erdogan

Pas shumë përplasjesh, lojërash politike dhe ndërmjetësimesh, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paraqiti sot në Asamblenë Kombëtare një projektligj për ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO.

Lajmin e njoftoi vetë presidenca turke me anë të një njoftimi në platformë ‘X’, ku theksoi se protokolli i nënshkrua më 23 tetor.

“Protokolli i pranimit të Suedisë në NATO u nënshkrua më 23 tetor 2023 nga presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe u dërgua në Asamblenë e Madhe Kombëtare”, thuhet në postimin e presidencës në platformën X.

Në njoftim nuk jepen detaje të tjera. Ndërkohë kujtohet se më 13 tetor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kishte deklaruar se Turqia i konfirmoi Aleancës së Atlantikut të Veriut angazhimin e saj për të ratifikuar pranimin e Suedisë në organizatën ndërkombëtare, siç parashikohej në një marrëveshje të lidhur në samitin e aleancës në Vilnius në korrik.

Në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s të mbajtur më 11 dhe 12 tetor në Bruksel, u bë presion mbi Hungarinë dhe Turqinë për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë sa më shpejt të jetë e mundur, tha një burim i AFP-së për informacionin.

erdogan anëtarësimi suedisë nato

Lini një Përgjigje