
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Knacelari gjerman, Friedrich Merz kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike ku kanë folur reth planit të paqes së SHBA-së për Ukrainën.
Lajmi u bë i ditur nga vetë kancelari gjerman, i cili e përshkroi bisedën me Trump si "të mirë dhe konfidenciale". Ai theksoi se do të diskutojë me liderët europianë dhe do ti informojë ata për telefonatën.
"Ne kemi rënë dakord për hapat e mëtejshëm në nivel këshilltarësh. Tani do t'i informoj partnerët evropianë", shtoi ai.
Kjo bisedë vjen pas raportimeve se Ukraina dhe Gjermania janë midis katër vendeve që po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit 28-pikësh.
Sky News kupton nga burime të BE-së se Trump dhe Volodymyr Zelensky do të zhvillojnë një telefonatë javën e ardhshme për të diskutuar planin e propozuar.
Lini një Përgjigje