
Policia në shtetin amerikan të Ohajos ka publikuar pamjet e vrasjes së një gruaje shtatzënë, e cila ngjalli zemërim publik.
Pamjet e publikuara të premten treguan vrasjen e 21-vjeçares shtatzënë në një parking të një dyqani ushqimor në Blendon Township më 24 gusht. Autoritetet thanë se edhe fëmija nuk u mbijetoi të shtënave.
Shefi i policisë së qytetit Blendon, John Belford e ka karakterizuar incidentin si një "tragjedi" që ndodhi kur policia u përpoq të ndalonte Young pasi ajo u akuzua për vjedhje në dyqan.
Lini një Përgjigje