TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Nëntor 2023, 21:00

Prapaskenat e blerjes së helikopterëve në Qipro, si Vuçiç po i shërben Putinit dhe sfida ndaj SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Prapaskenat e blerjes së helikopterëve në Qipro, si
Vuçiç

Sipas rusëve, kjo kontratë është përgjigja e Beogradit ndaj vizitës së fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s...

Blerja e helikopterëve Mi-35 nga Serbia duket se ka qenë një skenar i orkestruar nga Moska. Teksa kreu i NATO zhvilloi një vizitë në Beograd dhe kërkoi që ushtria serbe të stërvitet me atë të Aleancës Euroatlantike, Moska është vënë menjëherë në lëvizje për të mos lejuar shkëputjen e Beogradit. Avionët që u blenë në Qipro, kanë lëvizur me bekimin e Rusisë. Kjo është bërë e ditur nga Igor Korochenko, një analist ushtarak, për "RIA Novosti".

"Kjo ngjarje është sigurisht pozitive për Rusinë. Nëse helikopterët Mi-35 nuk do të ishin blerë nga aleati ynë në Ballkan, do të kishte rrezik të madh që Qipro, nën presionin e Perëndimit, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara, t'i transferonte ato automjete në Ukrainë”, tha Korochenko.

Serbia bleu helikopterë me pëlqimin e Rusisë

Analisti shtoi se Serbia bleu helikopterë luftarakë Mi-35 nga Qipro me pëlqimin e Rusisë, gjë që tregon përkushtimin e Beogradit për të forcuar lidhjet me Moskën.

Sigurisht që transferimi i kësaj pajisje ushtarake nga Qipro në Serbi mund të bëhet vetëm me njoftimin dhe pëlqimin e Federatës Ruse, pasi kjo klauzolë është e përcaktuar qartë në dokumentet e kontratës së blerësit primar, sqaron ai.

Serbia, shton ai, është aleate e Rusisë në Ballkan dhe ne mbajmë marrëdhënie shumë të mira edhe me Qipron.

Korochenko theksoi se blerja e armëve ruse jo nga vetë Moska, por nga operatorët e tjerë të saj është një hap i justifikuar për Beogradin.

Në kushtet kur lufta në Ukrainë po vazhdon dhe kur mundësitë e Federatës Ruse për të furnizuar Ballkanin me armë janë objektivisht të kufizuara nga fakti që rrugët e dërgimit të tyre duhet të kalojnë përmes hapësirës ajrore ose përmes territorit të vendeve fqinje të Serbisë, gjë që varet dukshëm nga opinionet dhe qëndrimet e Brukselit, opsioni i forcimit të fuqisë së Forcave të Armatosura të Serbisë nga vendet e tjera duket të jetë më i përshtatshmi”, ka shpjeguar ai.

Korochenko theksoi se Mi-35 është "një nga helikopterët më efektivë të sulmit amfib". Ai shpjegon se ky helikopter është "një zhvillim i mëtejshëm i helikopterit sovjetik Mi-24. Mi-35 ka zgjeruar aftësitë për përdorimin e llojeve të ndryshme të armëve ajrore dhe është përshtatur me kushtet e luftës pothuajse të të gjitha llojeve."

Një kurs për afrimin me Federatën Ruse

Sipas Koroçenkos, blerja e Mi-35 para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi synon të forcojë pozitat e presidentit Vuçiç dhe partisë në pushtet, si dhe të tregojë kursin e Beogradit për forcimin e lidhjeve me Rusinë.

Serbia po i blen para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, po blen pajisje ruse dhe kjo sigurisht do të forcojë pozitën e presidentit Vuçiç, partisë së tij dhe koalicionit që e mbështet atë. Kjo kontratë është përgjigja e Beogradit ndaj vizitës së fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Ballkan dhe zgjedhja e duhur në favor të armëve ruse, qoftë edhe përmes skemës së blerjes së tyre përmes Qipros”, vijoi ai.

qipro vucic putin

Lini një Përgjigje