
Nënkryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Predrag Marseniç ka deklaruar se nuk ka bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç duke shtuar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza.
Në një intervistë për mediat serbe, Marseniç tha se Vuçiç humbi legjimitetin si president kur pranoi planin evropian për Kosovën, shkeli Kushtetutën dhe njohu pavarësinë e Kosovës.
“Për ne ai praktikisht nuk është më president i Serbisë. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo krizë”, theksoi nënkryetari i DSS-së së Re.
Kur u pyet nëse do të merrte në protesta, ai tha se edhe më herët ka marrë pjesë dhe këtë herë nuk do të mungojë.
"Po, mendoj se kam qenë vetëm një herë. Pothuajse të gjithë nga partia shkojmë në protesta, madje i kemi bërë thirrje përmes rrjeteve. Populli doli në rrugë me justifikim të plotë”, përfundoi Marseniç.
Më herët presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se Serbia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa nuk dha detaje se kur do të shpalleshin.
Lini një Përgjigje