TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2024, 00:04

Sondazhi i CNN: 46% e votuesve pikëpamje pozitive për Harris, 42% për Trump

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi i CNN: 46% e votuesve pikëpamje pozitive për Harris, 42%

Publikohen exit-pollet e para për zgjedhjet në SHBA

Teksa kutitë e votimit po mbyllen, sondazhet e para flasin në favor të Kamala Harris.

Sipas sondazhit të CNN, 48% e votuesve preferojnë Harris, krahasuar me 52% që preferuan Biden në 2020. Ndërsa 44% preferojnë Trump, një rënie me 2% krahasuar me vitin 2020.

Po sipas CNN, afërsisht 46% e votuesve kanë një pikëpamje pozitive për Zëvendës Presidenten Kamala Harris dhe jo për Trump, ndërsa rreth 42% kanë një pikëpamje pozitive për Trump, por jo për Harris.

43% e votuesve thanë se ishin "të pakënaqur" me drejtimin e vendit, 29% "të zemëruar", vetëm 19% "të kënaqur" dhe 7% "entuziastë".

Për 61% të të anketuarve, ditët më të mira të Amerikës janë "në të ardhmen" dhe për 34% "në të kaluarën".

58% e të anketuarve thanë se "nuk i miratojnë" veprimet e presidentit Joe Biden, krahasuar me 41% "miratojnë".

Ekonomia renditet e dyta, me tre në dhjetë zgjedhës që e kanë zgjedhur atë, sipas këtyre të dhënave paraprake.

Aborti dhe emigracioni ishin çështjet e radhës më të rëndësishme dhe politika e jashtme ishte opsioni më pak i zgjedhur.

Ekonomia ka qenë më parë në krye të listës së çështjeve që motivojnë votuesit dhe është renditur e para në exit poll për çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 2008. Ajo mbetet brenda kufirit të gabimit. Me interes pritet sondazhi se për kë votuan amerikanët. 

Lini një Përgjigje