TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2023, 09:19

Publikohet videoja e rrallë e Vladimir Putin, lideri rus luan pingpong gjatë pushimeve në Finlandë

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet videoja e rrallë e Vladimir Putin, lideri rus luan pingpong

Një video e rrallë nga fillimi i viteve '90 me protagonist presidentin aktual të Rusisë, Vladimir Putin është publikuar nga kanali finlandez YLE.

Në këtë video nga një pushim në Finlandë, shihet Putin me flokë duke luajtur pingpong dhe duke kaluar një kohë të mirë.

Vladimir Putin, atëherë rreth 40 vjeç dhe ende oficer i KGB-së, sapo ishte bërë këshilltar i kryetarit të atëhershëm të Shën Petersburgut, Anatoly Sobchak. Pamjet tregojnë Sobchak dhe Putin duke luajtur ping pong me truprojat e kryebashkiakut rus ndërsa presidenti aktual rus buzëqesh.

Në të njëjtat pamje, Putin shihet duke shkuar për peshkim, ndërsa shihet edhe gruaja e tij e atëhershme, Ludmila, si dhe dy vajzat e tij, Maria dhe Katerina.

Videoja është regjistruar në një vilë në pronësi të kompanisë finlandeze Thomesto që importonte dru nga Rusia. Vila ndodhej në ishullin Torsö i cili ndodhet rreth 96 km në perëndim të Helsinkit.

Lini një Përgjigje