
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se ka zhvilluar diskutime me SHBA-në, Iranin dhe Izraelin, por zgjidhja e konfliktit varet nga Jerusalemi dhe Teherani.
Ai u shpreh se interesi i Iranit për “energjinë bërthamore paqësore” mund të “sigurohet”, ndërkohë që lehtësohen edhe shqetësimet e sigurisë së Izraelit.
Por Putin theksoi se Rusia nuk do t’i “imponojë asgjë askujt”. Ai u shpreh se Irani nuk e pranoi ofertën e Rusisë për të bashkëpunuar në mbrojtjen ajrore, ndërsa shtoi se sistemet anti-ajrore nuk mbuloheshin nga partneriteti strategjik që Moska dhe Teherani nënshkruan në janar.
“Ne dikur u propozuam miqve tanë iranianë të punonim së bashku për sistemet kundërajrore, por partnerët tanë nuk treguan ndonjë interes të madh. Sa i përket furnizimeve individuale, po, sigurisht, ne i bëmë ato në atë kohë, por kjo nuk ka të bëjë fare me krizën e sotme”, tha Putin pa specifikuar se kur ndodhi oferta dhe furnizimet e kaluara.
Ndërkohë për mundësinë e vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Putin deklaroi se "as nuk dua të diskutoj mundësinë e vrasjes nga Izraeli”.
Lini një Përgjigje