TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Maj 2023, 15:53

Putin po pret që Trump të bëhet president për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti

Putin po pret që Trump të bëhet president për t’i

Mesa duket si Putin ashtu dhe Trump janë të destinuar për të shpëtuar njëri tjetrin. Trump me një rizgjedhje në krye të zyrës ovale do t’i shpëtonte ndjekjeve penale, ndërsa Putin nga ana tjetër do të kishte në dorë “asin” për të shpëtuar nga dështimi i luftës në Ukrainë...

Deputeti konservator, Tobais Ellwood është shprehur se presidenti rus, Vladimir Putin po merr në konsideratë të shtyjë luftën deri vitin tjetër, me shpresën se Donald Trump do të marrë një fitore në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

Ai i tha për Sky News se presidenti rus po e mbështet idenë e tij lidhur me qasjen që Trump do të ketë ndaj luftës. Ish presidenti nuk është pro shpenzimeve të mëdha për luftën në Ukrainë dhe me ardhjen e tij në pushtet Putin pret që mbështetja ndaj Kievit të bjerë. Despoti rus shpreson se me tërheqjen e SHBA-së edhe aleatët e tjerë do të tërhiqen prej Ukrainës, duke i dhënë kështu Moskës në fitore të sigurt.

"Pra, përpjekjet ndërkombëtare do të fillojnë të shterojnë. Kjo është ajo që ai po mbështet. Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet tona. Ne duhet të sigurohemi që nuk është vetëm kjo kundërsulm që ne ofrojmë mbështetje, por edhe mbështetje të mëtejshme", tha Tobais Ellwood.

Ndërkohë Trump nga ana tjetër në nisje të fushatës së tij, ka premtuar se nëse zgjidhet president brenda pak orësh ai mund të ndaloj luftën në Ukrainë.

Mesa duket si Putin ashtu dhe Trump janë të destinuar për të shpëtuar njëri tjetrin. Trump me një rizgjedhje në krye të zyrës ovale do t’i shpëtonte ndjekjeve penale, ndërsa Putin nga ana tjetër do të kishte në dorë “asin” për të shpëtuar nga dështimi i luftës në Ukrainë.

ukrainë putin trump

Lini një Përgjigje