TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 21:57

“Putin u arratis i frikësuar”, Zelensky për kryengritjen në Moskë: Sot bota pa që Rusia nuk kontrollon dot asgjë

Shkruar nga Pamfleti

“Putin u arratis i frikësuar”, Zelensky për kryengritjen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në deklaratën e tij të përnatshme komentoi ngjarjen e ditës, atë të kryengritjes në Rusi. Ai tha se sot u duk qartë se ata që kontrollojnë Rusinë në fakt nuk kontrollojnë asgjë.

Sot është një ditë kur definitivisht nuk duhet të ketë heshtje. Dhe ne, patjetër, kemi nevojë për udhëheqje. Sot, bota pa që bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë. Asgjë. Kaos i plotë. Mungesë e plotë e çdo parashikimi. Dhe, po ndodh në territorin rus, i cili është i mbushur me armë”, tha ai.

Zelensky shtoi se sot të gjithë banditët, mercenarët dhe oligarkët rusë” e panë se sa e lehtë është “të kapen qytetet ruse, duke shtuar se Putini është i frikësuar në palcë.

Ai në Kremlin është padyshim shumë i frikësuar dhe ndoshta fshihet diku, duke mos u shfaqur. Jam i sigurt se ai nuk është më në Moskë”, tha Zelensky, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.

zelensky rusia kryengritja

Lini një Përgjigje