Bota25 Qershor 2023, 16:24

Rebelimi i Wagner, Blinken paralajmëron të tjera trazira në Rusi: Kriza ende nuk ka mbaruar

Shkruar nga Pamfleti

Rebelimi i Wagner, Blinken paralajmëron të tjera trazira në Rusi:

Pas rebelimit të organizatës paraushtarake Wagner, ka reaguar sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken, i cili foli për dobësitë e Kremlinit dhe atë që pritet të ndodhë më pas. 

Gjatë një deklarate për mediat, duke komentuar situatën në Rusi pas grushtit të shtetit të Jevgeny Prigozhin, Blinken paralajmëroi se edhe pse situata duket e qetë, trazirat dhe problëemet për Vladmir Putinin ende nuk kanë mbaruar. 

“Rebelimi i shkurtër nga Wagner tregoi problemet reale në stafin e Putinit. Putini u përball me një sfidë të vërtetë. Prandaj, ngrihen pyetje të rëndësishme dhe dobësitë e vërteta bëhen të dukshme,” tha Blinken,

Duke iu referuar të ardhmes së Wagner-it, Blinken theksoi se është shumë herët për të bërë vlerësime. Ai gjithashtu theksoi se vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrainën shkaktoi kaos në vendin e tij.

blinken rusia kriza