TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Janar 2024, 21:21

Regjimi i Vuçiçit vijon terrorin/ Bëri homazhe në Prekaz, policia serbe ndalon vajzën e Sanduloviçit

Shkruar nga Pamfleti

Regjimi i Vuçiçit vijon terrorin/ Bëri homazhe në

Vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç, Klara, është ndaluar nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Merdar të shtunën, pak orë pasi bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Partisë Republikane Serbe ka thënë se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi.

Në një postim në rrjetin social “X”, Sanduloviç ka shkruar se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës, Klara Sanduloviç bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz. “Të respektojmë që të mos përsëritet ma”, shkruan në mesazhin që ajo ka lënë te varri i Blerina Jasharit.

Pasi bëri homazhe, Klara Sanduloviç tha se babai i saj është i vetmi politikan serb që promovon paqen e prosperitetin dhe se politika e tij bazohet në falje dhe paqe.

Vitin e kaluar ai erdhi në këtë vend dhe shprehi ngushëllimet e tij për të gjitha viktimat e pafajshme që u vranë gjatë luftës. Ky ishte një akt shumë paqësor dhe qeveria serbe arriti në përfundimin se ky ishte krim e kjo ishte gjuhë e urrejtjes, kështu që vendosa të bëhesha njëjtë kriminel si babai im. Vendosa të vij këtu dhe të shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha viktimat e paligjshme. Dhe t’ia shprehi brezit tim që ne duhet të ndalojmë urrejtjen dhe duhet të falim njëri-tjetrin dhe gjithashtu duhet të kërkojmë falje dhe që gjëra të tilla që ishin në të kaluarën të mos përsëriten dhe asnjë fëmijë të mos vritet në të ardhmen”, deklaroi vajza e politikanit Sanduloviç.

Lini një Përgjigje