TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Prill 2025, 10:26

Rendi i ri botëror do drejtohet nga autokracitë, ku dështuan demokracitë?

Shkruar nga Maurizio Guaitoli

 

Rendi i ri botëror do drejtohet nga autokracitë, ku dështuan
Xi Jinping dhe Vladimir Putin /

A jemi të sigurt se vetëm MAGA dhe Donald Trump janë armiqtë e përbetuar të “globalizmit”?

Apo nevoja, e cila nuk mund të shtyhet më, për të krijuar një “rend të ri botëror”, është pasojë e çekuilibrimeve të tij shkatërruese dhe dështimit të pakthyeshëm të ëndrrës së Fukuyama-s për “mbylljen e qarkut”, në lidhje me triumfin planetar të modelit demokratik, nga lindja e autokracive të reja?

I kujt tjetër është faji, kur ne perëndimorët ia lamë në mënyrë të pavetëdijshme fushën e hapur Dragoit të Verdhë, Kinës, duke e nxjerrë atë nga shpella e tij primitive bazuar në mirazhin e uljes së tij në tryezën e mirëqenies globale, falë mrekullisë sonë teknologjike?

E kush tjetër veç elitave tona progresiste, e lejoi Kinën të bëhej prodhuesja kryesore e botës, duke krijuar boshllëqe të mëdha pune në të gjithë Perëndimin, dhe pa e realizuar dot shpresën tonë për demokratizimin e regjimit komunist kinez?

Në fakt, ishte sistemi kapitalist financiar perëndimor, ai që e lejoi Kinën të pasurohej apo kufizime, duke shpërfillur për 30 vjet shkeljet e vazhdueshme të rregullave të tregtisë botërore, të cilat i dhanë mundësi Xi Jinpingut të ndërtonte një fuqi të pamasë nacionaliste përmes kapitalizmit shtetëror.

Gjatë gjithë këtyre dekadave të fundit, Pekini ka financuar me triliona jen mbi-kapacitetin e tij të prodhimit, të orientuar ekskluzivisht drejt eksporteve, duke e rritur konsumin e tij të brendshëm në një nivel të pabesueshëm duke i përmbytur të gjitha tregjet perëndimore dhe botërore, së pari me mallrat e tij të cilësisë së ulët, me një vlerë të shtuar të ulët ose shumë të mirë, dhe sot me produkte shumë cilësore, për shkak të vjedhjes së pronësisë intelektuale në Perëndimit gjatë disa dekadave.

Përmes Xi Jingping, Vladimir Putin, Narendra Modit e kështu me radhë, autokracitë me aleancat e tyre të reja alternative globale (shihni BRICS), janë tashmë në gjendje të sfidojnë seriozisht fuqinë e dollarit dhe supremacinë teknologjike dhe ushtarake perëndimore, duke i futur demokracitë në një krizë të pakthyeshme, siç ndodhi me pushtimin rus të Ukrainës që e rikthehu sërish luftën në Evropë.

Në kuadrin e ri sistematik të ekuilibrave globalë, treshja SHBA-Kinë-Rusi, shfaqet si një aleancë de facto e fuqive revizioniste, të cilat synojnë të ndryshojnë rrënjësisht rendin aktual botëror. Tek e fundit, kur Putin vendosi fillimin e një pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në vitin 2022, ai e dinte shumë mirë se me një lëvizje të tillë, do të sakrifikonte marrëdhëniet me Perëndimin për hir të rikthimit perandorak të Rusisë së Madhe.

Ashtu siç një Kinë gjithnjë e më nacionaliste, që nuk i fsheh më ambiciet e saj imperialiste nga pjesa tjetër e botës, i ka hedhur dorezën Perëndimit për çështjen e Tajvanit. Presidenti Trump u bëri jehonë të dyjave, duke e tronditur sistemin e tregtisë botërore me tarifat e tij, si dhe pretendimet territoriale për territore si Grenlanda dhe zgjerimin e Shteteve të Bashkuara me Kanadanë fqinje.

Dhe nëse siç është tashmë mjaft e dukshme, Amerika synon seriozisht të tërhiqet nga angazhimet e mëparshme ndërkombëtare, atëherë pjesa tjetër e botës (perëndimore), s’ka zgjidhje tjetër veçse të përshtatet me konfigurimin e ri global të fundit të hegjemonisë amerikane.

Me zhdukjen e Pax Americana, po largohet rendi aktual botëror së bashku me shtyllat e tij të tregtisë, aleancave, migrimit, multilateralizmit, solidaritetit midis demokracive dhe të drejtave të njeriut. Në përgjithësi, arsyet pse modeli autokratik po mbizotëron mbi atë demokratik janë në thelb këto.

Së pari, mbizotërimi i faktorit “kohëzgjatje”, falë të cilit regjimet autokratike mund të miratojnë strategji 10-vjeçare, ndërsa ato demokratike detyrohen të ndjekin ciklet elektorale në periudhën afatshkurtër dhe atë afatmesme.

Hendeku mund të plotësohet nëse në kuadrin e proceseve demokratike, do të ishte i mundur nënshkrimi i marrëveshjeve programore të paktën 10-vjeçare (të cila i detyrojnë të gjitha qeveritë pasardhëse të respektojnë klauzolat politiko-ekonomike dhe kufizimet financiare), të miratuara me shumicën e kualifikuar parlamentare prej 2/3.

Aspekti tjetër që karakterizon autokracitë, është aftësia për të marrë vendime të shpejta dhe të vertikalizuara, që siç ndodhi në Kinë dhe Rusi në dëm të oligarkëve, mund të detyrojnë grupet e mëdha private dhe monopolet të bëjnë një hap prapa, në dobi të gjithë komunitetit.

Edhe ky avantazh mund të ngushtohej, nëse demokracitë do të pajiseshin me një skemë vendimmarrëse efektive nga poshtë-lart, që të parandalonin oligarkitë e brendshme dhe ndërkombëtare të pushtetit të pretendonin interesat e tyre në dëm të interesave kolektive.

Natyrisht, instrumenti kryesor nga poshtë-lart, përfaqësohet nga shtrirja maksimale e mundshme e institucionit të referendumit, duke zgjeruar llojet ekzistuese për të përfshirë tipin konsultativ dhe miratues, vendimet e të cilit janë të detyrueshme për qeveritë dhe parlamentet në detyrë.

Siç është vënë në dukje edhe në kontekste të tjera, për t’iu kundërvënë pushteteve të forta të pazgjedhura dhe atyre autokratike legjitime, mund të mendohet të konstitucionalizohet një lloj dualizmi zgjedhor/kuvendor, ku delegimi i pushtetit tek parlamentarët e zgjedhur, nuk është “bosh”, dhe as nuk jepet njëherë e përgjithmonë.

Në këtë kuptim, është e mundur të identifikohen teknikisht mekanizmat që mbrojnë ligjet e iniciativës popullore, të nënshkruara nga një numër shumë i lartë qytetarësh (i barabartë për shembull me 2 për qind të atyre që kanë të drejtë vote), duke e ngritur komisionin promovues në pozicionin e bashkëbiseduesit të drejtpërdrejtë./Pamfleti nga “Opinione.it”

rendi i ri botëror autokraci demokraci

Lini një Përgjigje