
Naiviteti bullgar dhe ushtria e vjetruar e Rumanisë
Ashtu si një shkencëtar që duket se nuk mundet të gjejë një kurë për kancerin, edhe bota perëndimore është përpjekur për një kohë të gjatë por pa shumë sukses të gjejë një antidot ndaj regjimin tiranik të Vladimir Putinit dhe ndikimin e tij negativ në Evropë.
Ky “stabilitet” gjeopolitik e nxiti Andrei Pleșu, themeluesin e revistës kulturore rumune “Dilema Veche”, të ribotonte një artikull me titull “Dobësitë e Perëndimit”, një dekadë pas botimit të tij të parë. Midis “papërsosmërive” të shumta të Perëndimit, Plesu përmend grupin e madh të rregullave, objektivitetin por edhe naivitetin e tyre për të shkuar aq larg sa të admirojnë udhëheqës si Putini.
Dhe në fund, marrëdhëniet “diplomatike” midis Federatës Ruse dhe pjesës tjetër të botës i ngjajnë përpjekjes së një zonje të shquar që vallëzon një tango me një tigër të uritur. “Kështu gjërat përfundojnë keq”- e përfundon analizën e tij Pleșu. Duke shprehur mendimin e saj në të njëjtin numër të revistës “Dilema Veche”, antropologia Anca Manolescu është në të njëjtën linjë me të.
Por ajo është më specifike kur vjen puna për të treguar atë që Evropa nuk po e bën mirë, duke filluar me një citim të Ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis. “Zilja e orës ka rënë prej kohësh, por ne nuk jemi ngritur ende nga shtrati”- paralajmëroi Landsbergis (i partisë Bashkimi i Atdheut i qendrës së djathtë) gjatë një interviste me korrespondenten Ines Trams të televizionit gjerman ZDF.
Prandaj, Manolescu mendon se Evropa duhet të “veprojë më shpejt, më gjerësisht dhe më me vendosmëri”. Mjafton të shohim shkurtimisht situatën në Evropën Juglindore, për të parë se Perëndimi ka shumë më tepër punë për të bërë në luftën e tij kundër përpjekjeve dashakeqe të Rusisë.
Putin vazhdon të ndikojë shumë në Moldavi
Së pari, problematike janë rajonet pro-ruse në Moldavi. Menjëherë pasi qeveria liberale në Kishinau u përball me thashethemet për një pushtim rus në Transnistria, autoritetet panë Evghenia Guțul, udhëheqësen pro-ruse të rajonit autonom moldav Gagauzia, që të takohej me Vladimir Putinin në Soçi.
Pasi u rikthyer në shtëpi, Guțul pretendoi se kishte arritur një marrëveshje me kompaninë ruse Gazprom për të blerë gaz me çmim të lirë për Gagauzinë. Në kundërpërgjigje, gazeta investigative moldave Ziarul de Gardă citoi kryeministrin pro-evropian të Moldavisë Dorin Recean, i cili i përshkroi liderët e Gagauzisë si një “grup kriminal” që bën “premtime të rreme” dhe të cilët duhet të nxirren “para drejtësisë”.
Duke parë anën e mirë, gjithnjë e më shumë kisha moldave po largohen nga Mitropolia e Moldavisë, e cila është në varësinë e Kishën Ortodokse Ruse, për t’u bashkuar me Mitropolitin e Besarabisë, që varet nga Kisha Ortodokse Rumune. Arsyeja kryesore për këtë është përfshirja e Rusisë në luftë ndaj Ukrainës.
“Kisha Ortodokse Ruse, është e përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë, duke krijuar ushtrinë e saj të mercenarëve, të cilët i stërvit në Kisha me instruktorë të forcave speciale dhe më pas i dërgon të luftojnë në Ukrainë”- deklaroi kryebashkiaku liberal i qytezës moldaven Răuțel.
Bullgaria ka luajtur në favor të Putinit
Së dyti, naiviteti i Bullgarisë në lejimin e Rusisë për të ndërtuar një linjë të transportit të gazit përmes territorit të saj, i dha Putinit një mënyrë për të furnizuar Serbinë dhe Hungarinë, të cilat nuk e kanë ndërprerë për asnjë moment tregtinë me gazin rus siç ndodhi me shumicën e klientëve evropianë të kompanisë “Gazprom”.
Siç e thekson redaktori Ivaylo Stanche , gazeta bullgare “Capital” mori disa dokumente të dekonspiruara që dëshmojnë se Rusia diktoi në mënyrë agresive ndërtimin e degës së Turkish Stream (Rrjedha Turke) përmes Bullgarisë.
Një nga mbrojtësit më të mëdhenj të gazsjellësit ishte konservatori Bojko Borisov (drejtues i partisë së qendrës së djathtë Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë, GERB), kryeministër i Bullgarisë midis 2017-2021. Gazsjellësi TurkStream funksionon në Bullgari që nga viti 2021.
Ushtria e vjetruar e Rumanisë
Kur flasim për Rumaninë, një nga dobësitë e saj është gjendja mjerane e ushtrisë. Të dhënat më të fundit të publikuara nga gazetari Andrei Udișteanu në platformën investigative rumune Recorder, tregojnë se të paktën 130 kamionë ushtarakë të përdorur nga ushtria e vendit janë mbi 40 vjeçarë.
Një nga këta kamionë të vjetër pati defekt në vitin 2017 gjë që shkaktoi vdekjen e 3 ushtarëve. “Rumania nuk është gati. As politikisht, as ushtarakisht, as ekonomikisht. Ajo nuk është e gatshme të marrë një rol udhëheqës në politikën evropiane dhe transatlantike të sigurisë,” i tha Goșu gazetares Carolina Drüten, duke raportuar për botimin online rumun PressOne./Përshtati Pamfleti nga “Voxeurop.eu”
Lini një Përgjigje