TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Gusht 2023, 18:51

Rusia provokon Poloninë, vriten 3 punonjës të një kompanie suedeze 

Shkruar nga Pamfleti

Rusia provokon Poloninë, vriten 3 punonjës të një kompanie

Raketat ruse pranë Polonisë kanë vrarë 3 punonjës të kompanisë suedeze Skf. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kompania Skf. Kompania Skf është një kompani gjigante e specializuar në prodhimin e kushinetave. 

Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar se vendet e NATO-s po vazhdojnë të zhvillojnë potencialin e tyre ushtarak dhe po përpiqen të konfrontohen me Rusinë.

"Vendet anëtare të NATO-s vazhdojnë të ndërtojnë dhe modernizojnë aftësitë e tyre sulmuese, në përpjekje të një konfrontimi ushtarak, më mjete ushtarake dhe joushtarake të presionit," tha Putin në një fjalim video drejtuar pjesëmarrësve në Konferencën e Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare" tha Putin.

Shpërthime të forta janë dëgjuar gjatë natës në rajonin perëndimor të Ukrainës, në kufi me Poloninë, ku një raketë goditi një pallat, e për pasojë humbën jetën 3 persona. Ndërsa 30 persona janë vrarë pas një shpërthimi në një pikë karburanti në Rusi, në Dagestanit në Kaukaz.

Banorët e rajonit perëndimor të Ukrainës kanë dëgjuar shpërthime të forta gjatë, pasi raketat ruse goditën një pallat në Lviv.Alarmi u dha pak pas orës 3 të mëngjesit, ku disa orë më vonë u raportua se raketat po ndryshonin vazhdimisht drejtim, duke rrezikuar të gjitha rajonet perëndimore.

Ndonëse nuk dihet ende nëse ndërtesa ka qenë objrektiv i sulmit, guvernatori i rajonit, Maxim Kozitsky, ka njoftuar se nga shpërthimet kanë vdekur 3 persona.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovy thotë se zjarri ka mbuluar katet e sipërme të një ndërtese.

"Ne po evakuojmë njerëzit," tha ai.
Po ashtu, një ndërmarrje industriale u godit në Lutsk, ku  sipas informacioneve paraprake raportohet për viktima.

Ndërsa shpërthim të fuqishme u dëgjuan edhe në Rusi, ku një pikë karburanti në Dagestanit shpërthu, në rrethana ende të paqarta duke shkaktuar 27 viktima dhe 75 të plagosur.

Kërkimi për viktimat dhe pastrimi i mbeturinave mbetet në vazhdim”, tha TASS. Hetimet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës, kane nisur dhe mendohet se një mosrespektim i rregullave të sigurisë mund të ketë shkaktuar shpërthimin në pikën e karburantit.

Lini një Përgjigje