TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Gusht 2023, 17:39

Akuza për ndërhyrje në rezultatin e zgjedhjeve, reagon sërish Donald Trump: Gjueti shtrigash!

Shkruar nga Pamfleti
Akuza për ndërhyrje në rezultatin e zgjedhjeve, reagon
Donald Trump

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar sot se do të mbajë një konferencë shtypi në New Jersey në lidhje me akuzat e lëshuara ndaj tij së fundmi.

Ai shkroi: “Një raport i gjatë, kompleks, i detajuar por i pakundërshtueshëm mbi mashtrimin e zgjedhjeve presidenciale që u zhvillua në Xhorxhia është pothuajse i përfunduar dhe do të prezantohet nga unë në një konferencë në orën 11:00 të hënën e javës së ardhshme në Bedminster, New Jersey.

Bazuar në rezultatet e këtij raporti përfundimtar, të gjitha akuzat duhet të hiqen kundër meje dhe të tjerëve. Do të ketë një shfajësim të plotë. Ata nuk shkuan kurrë pas atyre që manipuluan zgjedhjet”, u shpreh Trump.

Më pas ai postoi sërish një minutë më vonë duke shkruar “gjueti shtrigash” me shkronja kapitale.

Ish-presidenti është paditur nga një juri e madhe në shtetin amerikan të Xhorxhias në lidhje me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Prokurorët thonë se Trump dhe të tjerët "iu bashkuan" një komploti për të ndryshuar në mënyrë të paligjshme rezultatin" e zgjedhjeve.

 

donald trump

Lini një Përgjigje