TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Nëntor 2025, 07:21

“Sa gra ke, me ju kurrë si dihet?” Trump bëhet viral me homologun sirian (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Sa gra ke, me ju kurrë si dihet?” Trump bëhet viral me
Trump bëhet viral me homologun sirian

Një gjest i papritur nga presidenti amerikan, Donald Trump, befasoi homologun e tij sirian, Ahmed Al Sharaa, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë bisedës kokë më kokë të hënën më 10 nëntor, Trump i dhuroi Al Sharaa-s parfum-in e tij personal me emrin “Victory 45-47”, të prezantuar verën e kaluar si referencë për dy mandatet e tij presidenciale.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, presidenti amerikan shihet duke spërkatur fillimisht veten me parfum dhe më pas homologun sirian dhe anëtarët e delegacionit të tij.

Trump përfundoi gjestin duke i dhuruar Al Sharaa-s një shishe tjetër, versionin femëror të të njëjtit parfum, të cilin tha se e kishte për gruan e presidentit të Sirisë.

“Dhe ja një shishe për gruan tënde! Sa gra ke? Vetëm një? Epo, me ju, kurrë si dihet”, i thotë Trump.

trump sa gra ke

Lini një Përgjigje