TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2025, 10:36

Samiti i NATO-s, Zelensky takim "kokë më kokë" me Trump

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i NATO-s,  Zelensky takim "kokë më kokë" me
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump

Presidenti i Ukrianës, Volodymyr Zelensky do të takohet ditën e sotme me homologun amerikan Donald Trump në margjinat e samitit të NATO-s në Hagë.

Ky lajm është bërë me dije nga zyra e presidentit ukrainas.

Sipas mediave të huaja, dje Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trump kishte planifikuar të takohej me Zelenskyy në një moment gjatë samitit të NATO-s, por data ishte ende e panjohur.

Herën e fundit që dyshja u ulën me njëri-tjetrin ishte në prag të funeralit të Papa Françeskut në prill.

Kjo pasoi një përballje katastrofike midis Trump dhe Zelenskyy në Zyrën Ovale, e cila bëri që vizita e udhëheqësit ukrainas të përfundonte para kohe.

Kujtojmë se megjithë përpjekjet e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duket se palët janë ende larg gjetjes së një zgjidhjeje. 

volodymyr zelensky trump

Lini një Përgjigje