Bota12 Korrik 2023, 10:45

Samiti në Vilnius, Zelensky: Në fokus armët dhe garancia e sigurisë për anëtarësimin në NATO

Shkruar nga Pamfleti

Samiti në Vilnius, Zelensky: Në fokus armët dhe garancia e

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Vilnius, do të diskutohet për tre çështje kryesore.

Këto tre çështje janë: paketa e re e dërgimit të armëve, ftesa në NATO dhe garancia e sigurisë për Ukrainën drejt rrugës së NATO-s.

“Në axhendën e sotme kemi për të diskutuar tre çështje: e para janë paketat e reja të armëve për të mbështetur ushtarët tanë, e dyta, mendoj se është ftesa nga NATO. Për të gjitha këto dua të flas me aleatët tanë. Së fundi, garancitë e sigurisë për Ukrainën në rrugën e saj drejt NATO-s”, u shpreh Zelensky.

Gjithashtu është planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp mes Zelensky-t dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kujtojmë se nga samiti i NATO-s që u mbajt ditën e djeshme në Lituani u tha se nuk do të kishte një ftesë për anëtarësimin e Ukrainës. Ditën e djeshme, liderët e vendeve anëtare ranë dakord se kjo do të ndodhte vetëm kur të plotësoheshin kushtet, por ata nuk përcaktuan një afat kohor. Presidenti ukrainas Zelensky e konsideroi absurd faktin që nuk do ketë ftesë dhe afat duke nënvizuar se NATO nuk ka gatishmëri për anëtarësimin e vendit të tij. Por shefi i NATO-s Stoltenberg tha se mesazhi i samitit ishte inkurajues për Kievin.

zelensky samit