TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Mars 2026, 15:19

Sekretari i Mbrojtjes paralajmëron Iranin: Trump nuk po luan blofin!

Shkruar nga Pamfleti
Sekretari i Mbrojtjes paralajmëron Iranin: Trump nuk po luan blofin!
Pete Hegseth

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, deklaroi se Irani duhet të zgjedhë rrugën e negociatave, duke theksuar se Presidenti Donald Trump “nuk po bën blof”.

Gjatë një konference për shtyp mbi situatën e tensionuar në Iran, Hegseth u shpreh se një marrëveshje do të ishte alternativa më e mençur për Teheranin në këtë moment.

“Nëse Irani është i mençur, do të kërkojë një marrëveshje. Presidenti Donald Trump nuk po bën blof”, tha ai.

Kreu i Pentagonit bëri me dije gjithashtu se ka zhvilluar një vizitë të papritur në Lindjen e Mesme gjatë fundjavës, ku është takuar me trupat amerikane të vendosura në bazat ushtarake në rajon.

Vizita e tij vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa SHBA vijon të dërgojë mesazhe të forta ndaj Iranit përmes deklaratave dhe pranisë ushtarake në terren.

pete hegseth

Lini një Përgjigje