
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha se Serbia është nën presion dhe mund të ndryshojë diskursin e saj.
Shala u shpreh se Serbia duke qenë anëtare e programit për partneritet për paqen në kuadër të NATO-s duket se ka marrë rrugën drejt shkëputjes nga ndikimi rus. Më tej, ai shtoi se shteti fqinj mund të bëjë ndryshime në ushtrinë e saj në mënyrë që të përshtatet më tepër me atë të NATO-s.
“Serbia është anëtare e programit për partneritet për paqen në kuadër të NATO-s dhe takimi që do të bëjë me Stoltenberg është në rrugën e asaj që Serbia mbase ka marrë rrugën drejt shkëputjes nga pala ruse drejt ndryshimeve eventuale politike të brendshme pasi kjo çështje duhet të shqyrtohet si një mozaik i cili të jep një pasqyrë më të qartë.
Serbia është në presion sa i përket çështjes së Aleksandër Vulinit, është në presion nga ana e palës Ruse sa i përket dhënies së pajisjeve ushtarake për Ukrainën, është në presion nga Bashkimi Europian sa i përket çështjes së dialogut me Kosovën, është në presion për ta kthyer atë në rrugën europiane.
Këto të gjitha të japin një pasqyrë që mbase pjesa e ushtrisë serbe do të ndryshojë diskursin e saj. Serbia po mendon një ndryshim te pjesa e industrisë ushtarake, që të ndryshojë kalibrin që deri më tani i ka pasur për prodhime sovjetike dhe jugosllave, ndërsa tani ta kthejë për kalibrat e NATO-s. Pra Serbia po tenton të luaj kartën e “good guy””, tha Drizan Shala për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje