TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Qershor 2023, 08:50

Shembja e digës në Ukrainë, 16 viktima dhe 31 të zhdukur

Shkruar nga Pamfleti

Shembja e digës në Ukrainë, 16 viktima dhe 31 të zhdukur

16 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara pas shembjes së digës Kakhovka në Ukrainë. Për shembjen e kësaj dige, Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin.

“16 persona vdiqën: 14 në rajonin Kherson dhe 2 në rajonin e Mykolaiv. 31 persona janë ende të zhdukur” sipas ministrisë së Brendshme e Ukrainës, pasi Rusia njoftoi 29 vdekje në zonat që ajo kontrollon.

Pak ditë më parë diga u hodh në erë si pasojë e bombardimeve ruse, ndërsa këta të fundit nuk pranuan autorësinë e sulmit, duke akuzuar Ukrainën.

Kujtojmë se, OKB njoftoi se 17 mijë persona janë prekur nga përmbytjet pas shembjes së digës dhe se kjo shifër mund të rritet në 40 mijë.

 

ukraine dige shembje

Lini një Përgjigje